Romanca e Dove Cameron dhe Damiano David sapo ka marrë një kthesë edhe më të madhe.
Ylli i Disney Channel konfirmoi se ajo dhe frontmeni i grupit italian të rock-ut Måneskin janë fejuar, pas dy vitesh lidhje.
“Pjesa ime e preferuar e të qenit gjallë,” shkroi Dove në postimin e saj në Instagram më 3 janar, ku shfaqte unazën e re, ndërsa çifti shiheshin me dashuri në sy. “Gëzuar Vitin e Ri.”
Dove kishte ndezur thashethemet për fejesë më 29 tetor, kur u pa me një unazë të madhe me shkëlqim në atë gisht, teksa po ecte me Damianon në Sydney, Australi.
Në fakt, ky hap i rëndësishëm vjen pak pasi ata festuan edhe përvjetorin e dytë së bashku.
View this post on Instagram
