Flor Mumajesi, rikthimi që po zien pas perdes

Nga Class 2 December 2025

Flor Mumajesi, rikthimi që po zien pas perdes

Prej kohësh Flor Mumajesi është kthyer në një enigmë të ëmbël për publikun: i pranishëm kudo në kujtesën tonë muzikore, por fizikisht i munguar në skenë, koncerte, televizione.

Së fundmi, menaxheri i njohur Xhani Demika ka folur në emisionin “Pa filtra” në Radar.al dhe ka hedhur dritë mbi pyetjen që fansat bëjnë prej vitesh: “Ku është Flori dhe kur do të rikthehet?”

Sipas Demikës, Flor Mumajesi është duke punuar intensivisht për një album të ri, që nuk pritet të jetë thjesht një rikthim, por një “boom” i mirëfilltë:

“Flori, me dijeninë që kam… mund të mendoj që ai është duke përgatitur një album të fortë. Kam përshtypjen që kur Flori të dalë, të shpërthejë, do jemi të gjithë sy e veshë dhe do na pëlqejë shumë të gjithëve. Flori duhet të kthehet me koncerte shumë të mëdha,” –është shprehur Demika.

Kjo fazë e izolimit në dukje larg koncerteve, larg ritmit televiziv tingëllon si një “retreat krijues”: një kohë ku artisti i lejon vetes të rishpikë veten, pa presionin e klikimeve të menjëhershme.

Një gjë është e sigurt: kur Flor Mumajesi të vendosë të rikthehet, do të jetë një event. 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon