Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Nish për ndeshjen ndaj Serbisë

Nga Class 10 October 2025

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Nish

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar mesditën e sotme drejt Nishit, në Serbi, në kuadër të ndeshjes kualifikuese që do të luhet nesër në mbrëmje në Leskovac.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën ka udhëtuar i gjithë ekipi, ndërsa pas mbërritjes në aeroportin e Nishit, skuadra është akomoduar menjëherë në hotel.

Pasditen e sotme, në orën 16:30, do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin Silvinjo dhe mbrojtësin Elseid Hysaj, në stadiumin “Gradski stadion Dubo?ica”, në Leskovac. Konferenca për mediat do të transmetohet live në FSHF TV dhe në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube.

Pas konferencës, skuadra do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 dhe do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë, që do të luhet nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Gradski stadion Dubo?ica”, në Leskovac.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon