Fjoralba Ponari dhe një kusht që e ndan nga rikthimi në ekran

Nga Class 30 August 2025

Fjoralba Ponari dhe një kusht që e ndan nga rikthimi në ekran

Fjoralba Ponari ka zgjuar kuriozitetin e ndjekësve të saj në Instagram, ku një pyetje dominonte mes komenteve: “Kur do kthehesh në ekran?”

Moderatorja u përgjigj me maturi: “Jo më larg se para dy ditësh më është dashur që të refuzoj ofertën e fundit për t'u kthyer në ekran. Përtej konsideratës së producentëve dhe dashurisë që kam nga publiku, kam arritur një pjekuri psiko-emocionale që nuk më lejon të jem në ekran thjesht për hatër të të qenit në ekran. Çdo projekt që marr përsipër duhet të ketë një vlerë të shtuar në shoqëri.”

Megjithatë, Fjoralba nuk e ka mbyllur plotësisht derën për rikthimin: “Nuk them dot që e kam mbyllur rrugëtimin tim me televizionin, por nëse do kthehesha, do kthehesha me diçka që realisht ma mbush shpirtin.”

Fjoralba Ponari dhe një kusht që e ndan nga rikthimi në ekran

Ndërkohë që detajet mbeten misterioze, ajo zbuloi se po merr pjesë në një film të ri dhe po punon në një projekt që preferon ta mbajë sekret derisa të jetë i kompletuar.

Fjoralba Ponarin e kemi parë për herë të fundit në ekran para dy viteve, si moderatore e edicionit të parë të “Ferma VIP”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon