Lacoste hap kafenenë e parë buzë detit në Monte Carlo

Nga Class 28 July 2025

Lacoste hap kafenenë e parë buzë detit në Monte Carlo

Këtë verë, marka ikonike franceze Lacoste ka zgjedhur skenën magjepsëse të Monte Carlos për të prezantuar konceptin e saj të ri: Café Lacoste, një destinacion ekskluziv buzë detit ku eleganca e Rivierës përzihet me ADN-në sportive dhe trashëgiminë tenistike të markës 

E vendosur në plazhin privat të Lemeridienmonaco, kafeneja shquhet për një dizajn që mishëron frymën sporty-chic: tonet e gjelbërta dhe të argjilës të frymëzuara nga fushat e tenisit harmonizohen me detajet prej druri natyral dhe përfundimet e buta që reflektojnë estetikën e përjetshme Lacoste.

Menuja, e kuruar nga Giraudi Group, është një udhëtim i shijshëm në nder të themeluesit René Lacoste, me elemente lozonjare që tërheqin syrin dhe shijen: ëmbëlsira në formë topash tenisi, tiramisu “Terra Battuta” dhe “Crocodile” krokante me pistakio. Për të plotësuar eksperiencën, ofrohet një përzgjedhje prej 8 koktejle të personalizuara, krijuar posaçërisht për këtë hapësirë unike.

Me këtë hapje, Lacoste i shton një kapitull të ri historisë së saj, duke krijuar një vendtakim luksoz ku stili, sporti dhe gastronomia bashkohen në një përvojë të paharrueshme buzë Mesdheut.

Lacoste hap kafenenë e parë buzë detit në Monte Carlo

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon