Thonjtë në formë limoni: Manikyri 'Dolce Vita' që do ta shihni kudo

Nga Class 15 July 2025

Thonjtë në formë limoni: Manikyri 'Dolce Vita' që

Nga “blueberry milk” te “butter”, “cherry” e “caramel”, tendencat e fundit të thonjve kanë qenë njësoj të shijshme sa një menu ëmbëlsirash. Por tani është koha për manikyrin më të freskët të verës: thonjtë lemon drop.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS Makeup & Hair Studio (@class_hair_makeup)

Verën e kaluar, trendi dominues ishte ai i thonjve tutti frutti, me dizajne si sallatë frutash dhe elemente 3D. Ky stil viral kulmoi në vitin 2024 dhe po shijon një ringjallje edhe në 2025. Këtë herë, fokusi është vetëm tek një frut i vetëm, i verdhë dhe plot jetë: limoni, i frymëzuar nga varieteti italian Sfusato Amalfitano. Perfekt për një verë “La Dolce Vita”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MANON - ? Prothesiste Ongulaire (@man_onglerie._)

Por, thonjtë lemon drop nuk janë aspak të thjeshtë. Ky trend po luan me ngjyra si e verdha limon, e kombinuar me nuanca blu, vija të bardha apo theksime artistike që të kujtojnë estetikën tradicionale të qeramikës Vietri të Bregut Amalfit. Lemoni është tashmë një simbol në shtëpitë e modës italiane si Dolce & Gabbana apo Roberto Cavalli dhe këtë sezon, është edhe trendi më i ndjekur në Instagram dhe TikTok.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS Makeup & Hair Studio (@class_hair_makeup)

Pse po i adhurojnë të gjithë thonjtë lemon drop?
Ka shumë arsye për ta dashur këtë stil. Ai përputhet në mënyrë perfekte me verën dhe pushimet limonët janë gjithkund këtë sezon, nga printet në veshje, tek ëmbëlsirat dhe pijet freskuese. Por mbi të gjitha, vizualisht është një trend shumë i këndshëm: funksionon mirë si për thonj të shkurtër, ashtu edhe për të gjatë. Mund të personalizohet sipas stilit tënd nëse je e guximshme, shto detaje të mëdha e ngjyra, nëse preferon thjeshtësinë, mjafton vetëm ngjyra e pastër limoni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????? ??????? (@jodiesbeaute)

Edhe nëse nuk po planifikon një udhëtim në Italinë e Jugut, ky manikyr të jep ndjesinë e pushimeve dhe mirëqenies.

Konkluzioni? Kur jeta të jep limonë, shko bëj një manikyr me limon!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon