Loredana Brati ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku dha një intervistë të sinqertë. Ajo ndau shumë detaje për jetën e saj personale dhe familjen, ndërsa nuk ngurroi të fliste as për marrëdhënien e saj me Jozin.
Përmes intervistës, Loredana tregoi se lidhja me Jozin ka kaluar përmes një periudhe të vështirë, pas incidentit që ndodhi gjatë largimit të Jozit nga shtëpia e Big Brother, ku ai goditi Gjestin me një shuplakë. Megjithatë, ajo theksoi se është ende e dashuruar me të dhe ndjenjat që ka për të nuk mund të fshihen kaq lehtë. Ajo përmendi gjithashtu se mban ende unazën që Jozin ia kishte dhënë brenda shtëpisë.
Në lidhje me të ardhmen, Loredana shprehu dëshirën që mendja dhe zemra të shkojnë bashkë, duke marrë vendime të qarta për të ardhmen. Ajo theksoi: “Dua t’i shikoj gjërat mirë, nuk i falem dot vetëm ndjenjave.” Ndërkohë, ajo theksoi se ende nuk e ka takuar Jozin pas ngjarjes, përveç disa komunikimeve të shkurtra.
Kur u pyet nëse kishte marrë një vendim për marrëdhënien e saj me Jozin, Loredana pranoi se ka marrë një vendim, por preferoi ta lini kohës për të hequr çdo dyshim apo pikëpyetje mbi këtë çështje.