Ndërkohë që Gjesti tregoi mirënjohje dhe respekt për ish-partneren e tij Djellzën, Egli nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj mënyrës si Gjesti e ka trajtuar këtë situatë.

Në “Post Big Brother VIP”, Egli e vlerësoi faktin që Gjesti është mirënjohës ndaj ish-partneres, por shtoi:

“Nuk e kuptoj si është e mundur që t’i flasësh një personi tjetër nga kamerat, duke i thënë ‘Më prit jashtë’, ndërkohë që ndodheshe brenda Big Brother,” u shpreh Egli me një ton të përmbajtur, por të mbushur me ironi.

Ajo kujtoi gjithashtu një moment që ndodhi pas dasmës simbolike të tyre në shtëpi, ku Gjesti, në një video që qarkulloi më pas, i drejtohej Diellzës me fjalët:

“Të dua me gjithë trupin tim. Më prit se po vij. Do të dua gjithmonë.”

Dhe në një moment kur Gjesti u shpreh “Do ia kthej gjitha të mirat që ajo (Djellza) ka bërë për mua”, Egli shtoi me ironi “Ia kthejmë bashkë s’ka problem!”