Pas përfundimit të spektaklit, Egli Tako dhe Gjesti janë përballur në “Post Big Brother VIP” me pyetjet dhe aludimet për lidhje të mundshme jashtë shtëpisë me persona të tjerë.
Egli ka zgjedhur të sqarojë publikisht situatën që lidhet me djalin me të cilin pretendohej se kishte pasur një marrëdhënie para hyrjes në BBV.
“Mario ka qenë instruktori i kunatit tim. Ky është i vetmi kontakt. Nuk kam qenë në një marrëdhënie para se të niste Big Brother VIP,” u shpreh Egli.
Ajo shtoi se, në ditën e daljes nga shtëpia, është përballur me akuza dhe thashetheme të pavërteta.
“Pikë së pari, në ditën e daljes nga shtëpia jam takuar me disa persona. ‘Egli kanë shpifur për ty, kanë thënë shpifësira’ më kanë thënë. Kam ardhur vetë me makinën time, kam qenë vetë shofere, nuk kam qenë e shoqëruar nga një djalë,” tha ajo.
Ndër të tjera, Egli sqaroi edhe situatën që lidhet me marrëdhënien e saj me motrën e Gjestit, pasi u vu re se i kishte bërë “unfollow” në rrjete sociale.
“Profili im menaxhohet nga njerëz të tjerë. Janë bërë disa ndryshime dhe shumë persona që nuk më kanë follow, janë bërë unfollow edhe nga ana ime. Motra e Gjestit nuk më kishte follow, nuk e di përse,” u shpreh Egli, duke shtuar se marrëdhënia me familjen e Gjestit është shumë e mirë.
“Prindërit e Gjestit i kam uruar për fitoren e djalit, jam përqafuar me mamin dhe babin e tij,” tha ajo.