Mungesë kohe, mungesë autonomie, humbje e sensit të kohës në punë, mungesë përqëndrimi vëmendje si pasojë e ngarkesës dhe vjen një moment, i lodhjes profesionale që ulet këmbëkryq në tyrezën tënde të punës… Dhe sipas një studimi, një profesion specifik mund të jetë drejtpërdrejtë i rrezikuar nga burn-out.

Në etimologjinë e saj, fjala “punë” nënkupton vuajtje por fatmirësisht në kohët e sotme moderne që jetojmë, fjalë punë bën rimë me mirëqenien. Kudo në botë, sipërmarrësit dhe drejtuesit e kompanive janë të prirur të përmbushin dhe të kujdesen edhe për lumturinë dhe mirëqenien psikologjike të punonjësve të tyre. Sot, flitet më shumë për shëndetin mendor, për një jetë më në ekuilibër profesion-jetë personale, organizimin e aktiviteteve sportive dhe dedikuar në mënyrë të veçantë shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve etj. Të kujdesesh për punonjësit, është shndërruar në një qëllim thelbësor për mirëqenien e kompanisë. Një punonjës i përmbushur është më produktiv dhe kjo është e vërtetuar shkencërisht. E megjithatë jeta profesionale, është si një lum pambarimisht i gjatë por jo i qetë! Në disa profesione, lodhja profesionale është konstatuar të jetë më e shpeshtë.

Një studim i realizuar nga Linkedin, ka dashur të vërtetojë me shifra konkrete rrezikun nga burn-out në funksion të profesonit. Ekspertët, kanë analizuar punën e 16.000 pjesëmarrësve në SHBA dhe rezultatet ishin alarmante. 40% e të anketuarve ishin aktualisht pranë një burn-out-i profesional.

Menaxher projekti: Profesioni më i rrezikuar nga Burn-out!

Nëse sektoret e edukimit, mësuesia, sektorët në fushën e shëndetit, mjekësisë etj janë në krye të klasifikimeve, studimi i kryer nga Linkedin nënvizoi profesionin e menaxherit të projekteve. Ky profesion është më i ekspozuar ndaj një mjedisi stresant, përballja me përgjegjësi të ndryshme të cilat janë të paparashikueshme dhe që duhet t’i menaxhosh në kohën e duhur, afatet e shkurtra (respektimi i deadline), si dhe i kërkesave të larta e që nuk mbarojnë. Ky profesion ekziston në sektore të ndryshme profesionale: Në informatikë, media, marketing, industri prodhimi, organizime eventesh etj. “ Në SHBA një në katër punonjës të këtij profili, janë shprehur të jenë të ezauruar dhe të lodhur nga puna që bëjnë”- nënvizon studimi.

Këta punonjës kanë deklaruar se vuajnë nga mbilodhja e cila vjen si rezultat i stresit profesional dërrmues e të pazgjidhshëm.

Kjo lodhje profesionale vihet re edhe në profesione në shërbimet shëndetësore, shërbimeve sociale dhe jo më pak të rëndësishme, fusha e edukimit, vlerëson gjithashtu studimi. Si pasojë e mbingarkesës në punë, mungesës së personelit dhe të mjedisit stresant si shkak i kushteve të dobëta të punës veçanërisht në këto sektore.