Pas përfundimit të aventurës së saj në “Big Brother VIP Albania 4”, ku u rendit në vendin e dytë, Rozana Radi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke shpërndarë një mesazh falënderimi plot emocione për të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit të saj.

Në një postim në Instagram, Rozana e cilësoi eksperiencën në reality show si “një udhëtim fantastik jete”, duke shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj publikut:
Faleminderit për dashurinë e jashtëzakonshme që më keni dhuruar çdo natë,” – shkroi ajo.

Artistja nuk harroi të përgëzojë as produksionin dhe stafin e Top Channel për realizimin e spektaklit, duke veçuar producenten Sara Hoxha dhe moderatorin Ledion Liço, për “emocionet e paharrueshme” që sollën në natën finale.

Me stilin e saj plot humor, Rozana zbuloi se ende nuk është përshtatur me jetën jashtë shtëpisë, duke thënë:
“Jam duke kërkuar mikrofonin në trup dhe ende s’kam bërë një gjumë të plotë.”

Në përfundim të postimit, ajo premtoi një rikthim të shpejtë në muzikë, duke lënë të kuptohet se pas këtij kapitulli intensiv, projektet e reja artistike nuk do të mungojnë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?????? ???? ? (@rozana_radi)