Spektakli më jetëgjatë i humorit shqiptar, “Portokalli”, është rikthyer në ekran me sezonin e 42-të, duke sjellë një tjetër kapitull në historinë e tij 20-vjeçare.
Përveç aktorëve më të njohur të humorit shqiptar që mbeten shtylla të spektaklit, këtij sezoni i bashkohen emra të rinj dhe personazhe të freskëta, që premtojnë të sjellin të qeshura të reja dhe histori që do të bëhen pjesë e çdo familjeje shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.
I ftuar special këtë javë do të jetë Bes Kallaku, i cili rikthehet në skenën ku lindi dhe u rrit si një nga emrat më të dashur të humorit shqiptar.
View this post on Instagram
“Portokalli” transmetohet çdo të diel në ekranin e Top Channel. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!