Edhe pse reality show ka përfunduar, ngacmimet mes Jozef Markut dhe fituesit të “Big Brother VIP Albania”, Gjestit, duket se do të vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ditën e sotme, Gjesti publikoi dy foto ku shfaqej me një Lamborghini luksoz, një postim që menjëherë pushtoi rrjetet sociale dhe ngjalli reagime të shumta.

Por nuk kaloi shumë dhe Jozi vendosi të 'përgjigjej'. Ish-banori postoi një video nga një tjetër Lamborghini Urus, duke shtuar më tej 'karburant' në një rivalitet që duket se vazhdon jashtë reality-showt. Rastësi? Të paktën për ne, kjo duket më shumë si një duel simbolik me motorë të ndezur, sesa një përkim i rastësishëm.

Përpara finales së madhe, Jozi reagoi për herë të parë pas daljes së tij. Në një postim në InstaStory, ai kërkoi falje publike për sjelljen e tij, duke e cilësuar incidentin si një reagim të nxituar nën presionin e emocioneve. “Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë që ndodhi,” – shkruajti ai. Megjithatë, falja për Gjestin mungoi.

Në reagimin e tij, Jozi theksoi se ka qenë vazhdimisht i provokuar gjatë qëndrimit në shtëpi dhe se ndonëse ka duruar gjatë, çdo durim ka një kufi. Ai zgjodhi të mbyllë mesazhin me një frazë të fortë për ata që e kanë kritikuar:
“Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis.”

Ndërsa njëri po lëviz me Lamborghini dhe tjetri me Ferrari, një gjë është e sigurt: historia mes tyre nuk ka mbaruar ende, dhe ndoshta…