Nuk ka asnjë më të bukur se Dem-i! Edhe pse ylli i filmit “The Substance” humbi garën e saj të parë për Oscar, revista People e ka shpallur Demi Moore si “Gruaja më e Bukur në Botë” për vitin 2025.

Demi Moore, 62 vjeç, e cila muajin e kaluar humbi çmimin Oscar për 'Aktoren më të mirë' ndaj yllit të “Anora”-s, Mikey Madison, ka rrëfyer për jetën e saj dhe rikthimin në qendër të vëmendjes në numrin special të revistës People për “Më të Bukurën në Botë 2025”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by People Magazine (@people)

Edhe pse tani jeta e saj është “e qetë dhe e lirë”, Moore pranoi se fama “më ka kaluar nëpër shumë sprova”.

“E ngjashme me atë që është ‘The Substance’ dhe arsyen pse e kanë bërë personazhin aktore,” tha ajo për filmin e zhanrit body-horror, që fokusohet në një ish-yll kinemaje që shkon në ekstreme fizike për të mos u lënë jashtë vëmendjes për shkak të moshës. “Më detyroi vërtet të përballem me çështjet e mia të vetëgjykimit dhe mungesës së vlerësimit për veten.”

Ylli i “About Last Night” pranoi se dikur e “torturonte” trupin e saj dhe bënte “gjëra të çmendura” për hir të pamjes, si për shembull të çiklonte 42 kilometra nga Malibu “deri te Paramount”. Tani, Moore beson se vetja e saj 80-vjeçare do t’i thoshte vetes së tanishme: “Kujdesu për ne.”

Mos e merr këtë trup si të mirëqenë,” tha Moore, e cila javën e kaluar u rendit gjithashtu në listën Time100 të njerëzve më me ndikim në botë.

Ka kaluar gati një vit që kur “The Substance” pati premierën në Kanë, dhe Moore e krahasoi përvojën me “një shtatzëni me momente gëzimi të madh dhe lodhjeje të thellë”.