Pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ku u rendit i treti në podium, aktori Laert Vasili ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, për një rrëfim të ndjerë mbi përvojën e tij dhe sfidat personale që e shtynë të bëhej pjesë e reality show-t.

Laerti foli hapur për arsyen që e shtyu të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri: një problematikë e rëndë me banesën e tij, që prej kohësh ka qenë një plagë e hapur në jetën e tij personale.

“Njerëzit më pyesin tani çfarë do bësh, se sakrifikove katër muaj… Shoh sytë e nënës sime që më shohin me pikëpyetje, pra kjo është gjendja e rënduar,” – tha aktori.

Ai shtoi se presioni për të zgjidhur situatën mbetet i madh, jo vetëm për veten, por edhe për të mos zhgënjyer familjen.

“‘Me shtëpinë çfarë do bësh, do ia lësh bankës?’ – kjo është pikëpyetja e nënës sime,” – rrëfeu ai, duke lënë të kuptohet se për të, Big Brother nuk ishte thjesht një lojë, por një përpjekje për të ndryshuar realisht jetën.