Modelja e njohur Kristina Baki ka ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur: është bërë nënë për herë të dytë. Më 15 prill 2025, ajo ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka quajtur Meisi, duke zgjeruar kështu familjen e saj me një tjetër bekim të vogël.

Lajmin e ëmbël, Kristina e ndau në rrjetet sociale vetëm pak orë më parë, një javë pas lindjes. Në një postim në Instagram, ajo shkroi:

“Mirëseerdhe në jetë vajza ime Meisi! Në datën 15.04.2025 Zoti më bekoi me mrekullinë e dytë dhe zemrën e kam plot.”

Ky është fëmija i dytë për modelen, e cila tashmë është nënë e dy vajzave. Postimi është shoqëruar me urime të shumta nga ndjekësit dhe personazhe të njohur të ekranit, duke e kthyer momentin në një festë virtuale dashurie dhe mbështetjeje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)