Në një kohë kur lajmet bëhen nga klikimet dhe gjykimet nga “likes”-at, edhe një “unfollow” në Instagram është më shumë se një detaj i vogël. Sidomos kur bëhet fjalë për një dyshe që për muaj me radhë ka qenë në syrin e publikut: Egli dhe Gjesti... të cilëve u bashkangjitet edhe motra e këtij të fundit, Blerina.
Vetëm pak ditë pasi Egli u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe nisi të mbajë një qëndrim më të ftohtë ndaj Gjestit, Blerina zhduku çdo shenjë mbështetjeje virtuale për të. Ajo e hoqi Eglin nga lista e ndjekësve në Instagram, një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga fansat. Kujtojmë se më parë, e kishte përmendur me fjalë pozitive në një intervistë, duke e vlerësuar për kujdesin që kishte treguar ndaj të vëllait.
Por pas përfundimit të reality show-t, asgjë nuk ndryshoi. Egli nuk u shtua sërish në listën e ndjekësve të Blerinës, madje, tashmë as vetë Egli nuk e ndjek më motrën e Gjestit. Rastësi? Apo një vendim i ndërgjegjshëm që flet për një marrëdhënie që ka ndryshuar rrënjësisht?
Në epokën digjitale, nuk ka më nevojë për fjalë të mëdha. Një “follow” flet për afrim, një “unfollow” për largim. Dhe pikërisht këtë kanë konstatuar ndjekësit e Big Brother VIP, që pas përfundimit të spektaklit kanë vënë re edhe më shumë: një takim i ftohtë mes Eglit dhe familjes së Gjestit. Në një video ku ajo shihet duke përqafuar prindërit dhe motrën e tij, komentet janë të shumta.
View this post on Instagram