Ditën e sotme një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ka ndodhur në Turqi.

Morena Taraku, përmes një postimi në InstaStory, ka treguar se ndodhej në Turqi dhe në momentin që ndodhi tërmeti thotë se ishte në spital së bashku me të atin, derisa më pas e përshkruan gjithë ngjarjen.

“Isha me babanë në spital pak metra larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke bërtitur “babi, babi”, derisa e kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë.

Ngjarja ishte e papërshkrueshme, ju betohem që ishte si një film. Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që nëse ballafaqohem me vdekjen do të shkoja pa të.

Nuk di ç’të them tjetër. Zoti i mbrojtë të gjithë dhe shpresoj që diçka më e keqe të mos ndodhë kurrë. Jam akoma e traumatizuar, por jemi mirë.

Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe dashurinë”.