Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, këngëtari nga Peja, Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas triumfit të tij në reality show. Në një postim në rrjetet sociale, ai ndan ndjesitë e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Gjesti e përshkruan eksperiencën si “të paharrueshme” dhe shprehet mirënjohës për gjithë dashurinë dhe përkrahjen që ka marrë nga publiku. Ai thekson se nuk e kishte imagjinuar një pritje të tillë jashtë shtëpisë dhe ndihet “i bekuar” për gjithçka ka përjetuar.
“Po dalë prej një eksperience që nuk do ta harrojë kurrë. Nuk e kam ditur që jashtë atyre mureve ka me më prit kaq shumë dashuri. Po ndihem shumë i bekuar,” shkruan ai.
Gjesti falënderon të gjithë për mbështetjen dhe përpiqet të shprehë mirënjohjen për secilin, edhe pse pranon se është e pamundur të përgjigjet individualisht ndaj çdo mesazhi.
“Faleminderit për krejt mesazhet, dashurinë dhe përkrahjen që ma keni dhënë. Prej pamundësisë me ia kthy secilit, dua të them që jam shumë mirënjohës dhe ju dua pafund. Gati për kapitullin e ri. Gjesti.”