A keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për ‘Principin e 3 minutave’?

Është veçse një magji e vogël e përditshmërisë që mund të bëj një ndryshim të rëndësishëm dhe një efekt të mrekullueshëm në raport me fëmijët tanë. Sekreti është fare i thjeshtë: Sa herë ne i shohim fëmijët tanë, që mund të jetë pas daljes tonë nga puna, kur ata kthehen nga shkolla, kopështi etj, i përkushtohemi atyre 3 minutat e para. Janë vetëm 180 sekonda! Por kujdes! Duhet të jenë 3 minuta të vërtetë ku nuk na shpërqëndron asgjë tjetër që na rrethon, asnjë vështrim telefonit, asnjë bisedë me dikë rreth nesh...asgjë!

Një përqafim i fort, një shikim i sinqertë, pyetje që tregojnë vëmendje, interes të tipit; ‘Më trego pak, si shkoi dita jote sot?’Ku në shumicën e rasteve e njohim përgjigjen...Në ato tre minuta ndodh diçka speciale: krijohet një lidhje, një urë midis botës sonë prej të rrituri, që është gjithmonë në vrapim dhe të asaj bote të mbushur plot me aventura, të panjohura, emocionesh dhe mistresh të padukshme...

Janë 3 minuta që nuk do të peshojnë listën tonë të pafundme të gjërave që duhen bërë por që kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të krijuar një lidhje të pashlyeshme me fëmijët tanë. Gëzimi për tu përqafuar pas një dite të gjatë e të lodhshme, një puthje në ballë pas një nate me frikërat e ëndrrat fëminore duke ngrënë mëngjesin së bashku...vetëm 3 minuta për të ndalur kohën dhe për tu kujtuar sesa vlerë ka dhe se sa bukur është rë rigjejmë njëri-tjetrin e të mos i shmangim momentet e vogla të të qenit bashkë. Edhe pse për fare pak, por që duhet të ndodhë çdo ditë, gjithmonë!