Arilena Ara sapo ka dhënë lajmin më të madh të karrierës së saj: ajo po përgatitet të hyjë në tregun ndërkombëtar, duke nisur me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore, Diane Warren.
Për herë të parë, në finalen e BBV në Top Channel, Arilena prezantoi preview-n e këngës së saj më të re “Weightless”, që mban firmën e Warren dhe do të publikohet së shpejti për tregun global. Një hap gjigant për artisten shqiptare, që vjen pas një rruge të gjatë suksesi në muzikën vendase dhe rajonale.
Diane Warren është një nga kantautore më të mëdha të të gjitha kohërave. Emri i saj qëndron pas hiteve si “I Don’t Wanna Miss a Thing”, “Because You Loved Me”, “Unbreak My Heart” dhe shumë të tjera që kanë bërë histori. Ajo ka shkruar për legjenda si Whitney Houston, Celine Dion, Cher, Tina Turner, Mariah Carey, Beyonce, Lady Gaga, Taylor Swift, Elton John, Aretha Franklin dhe shumë të tjerë.
Tani, kësaj liste i shtohet edhe Arilena Ara.
Një arritje e jashtëzakonshme për muzikën shqiptare dhe një dëshmi se ëndrrat nuk kanë kufij.
View this post on Instagram