Në të kaluarën, gratë që përjetonin ndryshime humori, melankoli apo simptoma që sot njihen si ankth apo depresion, shpesh diagnostikoheshin nga mjekët me një gjendje të quajtur “histeri”. Kjo diagnozë vinte nga fjala greke hystera, që do të thotë “mitër”, dhe besohej se çrregullimet emocionale kishin lidhje të drejtpërdrejtë me organet riprodhuese të femrës.

Trajtimi i “histerisë” kryhej në zyrën e mjekut dhe konsistonte në një masazh pelvik, i cili synonte të çonte gruan drejt një të ashtuquajturi “shpërthim histerik” – një përshkrim i asaj që sot njihet si orgazëm. Në atë kohë besohej se ky proces ndihmonte në "ripozicionimin" e mitrës dhe kthimin e trupit në një gjendje të ekuilibruar.

Kërkesa për këtë “trajtim” u rrit aq shumë, sa shumë mjekë u ndjenë të ezauruar dhe kërkuan mënyra më efikase për ta realizuar atë. Si pasojë, u shpik një pajisje elektrike që bënte të njëjtin funksion, pa pasur nevojë për ndërhyrje direkte nga mjeku. Kështu lindi vibratori – fillimisht një instrument mjekësor, i destinuar për praktika terapeutike.

Në fillim, ky mjet u përdor vetëm në rrethe të larta dhe në mënyrë të kontrolluar. Më vonë, kur nisi të përdorej gjerësisht nga gratë, ai u perceptua si një objekt “i mëkatuar”, duke humbur kuptimin dhe qëllimin e tij të parë si mjet mjekësor.