Victoria Beckham feston sot 51-vjetorin e lindjes dhe, si çdo vit, urimi më i ndjerë nuk ka ardhur nga një fans apo mik i famshëm, por nga partneri i saj në jetë dhe në dashuri prej më shumë se dy dekadash – David Beckham.

Në një postim emocionues në Instagram, ish-futbollisti britanik ka ndarë me ndjekësit një galeri të kujtimeve me gruan e tij, nga puthjet në pishinë, përqafimet në çift, portretet familjare, e deri tek fotot e rralla të Victorias si fëmijë, përfshirë një nga ditëlindjet e saj të hershme. “Gëzuar ditëlindjen gruas, nënës dhe shoqes më të mirë që të gjithë mund të dëshironim. Kalo një ditë perfekte, sepse e meriton. Të duam pa fund”, shkruan David, duke kthyer një urim në një deklaratë dashurie të vërtetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Urimet për “Posh Spice” kanë vërshuar nga fansa e miq, ndërsa mes komenteve ka spikatur edhe ai i djalit të tretë, Cruz Beckham, i cili ka shkruar: “Të dua shumë mami. Që nga dita e parë na ke dhuruar dashuri të pakushtëzuar dhe nuk ke ndaluar kurrë.”

Ende nuk dihet sesi Victoria do ta festojë këtë vit ditëlindjen, por një gjë është e sigurt: ajo nuk do të heqë dorë nga një festë familjare. Vitin e kaluar, për 50-vjetorin, organizoi një festë madhështore me miqtë më të afërt të showbiz-it ndërkombëtar. Këtë herë, të gjitha gjasat janë që të zgjedhë ngrohtësinë e shtëpisë dhe dashurinë e fëmijëve të saj si dhuratën më të bukur të ditës.