Me figura nga politika, teknologjia, showbiz-i dhe biznesi, revista Time shpalli listën e këtij viti të “100 njerëzve më me ndikim në botë”, duke konfirmuar ndikimin e qëndrueshëm të personaliteteve të mëdha në axhendën globale.
Lista e këtij viti përfshin emra nga 32 vende të ndryshme dhe pasqyron një shtrirje të gjerë të fushave ku ndodh ndryshimi: politika, teknologjia, arti, sporti, aktivizmi dhe sipërmarrja. Më i riu në listë është Léon Marchand, notari 22-vjeçar që shkëlqeu në Lojërat Olimpike në Paris, ndërsa më i moshuari, Muhammad Yunus, 84 vjeç, laureat i Çmimit Nobel dhe drejtues i qeverisë së përkohshme të Bangladeshit.
Donald Trump rikthehet në listë, këtë herë si President i SHBA-ve, me redaktorin Brian Bennett që thekson se “asnjë president tjetër modern nuk ka ushtruar një kontroll kaq absolut mbi funksionimin e qeverisë”. Në të njëjtën frymë, figura si Claudia Sheinbaum, presidentja e Meksikës, dhe Robert F. Kennedy Jr., i përshkruar si “një çrregullues i shëndetit publik”, përfaqësojnë kontrastin mes lidershipit tradicional dhe atij anti-establishment.
Në sektorin teknologjik, emrat që udhëheqin transformimin janë të njohur: Elon Musk, për të cilin Simon Schuster thotë se “çdo sfidë e re ndez në të një shpërthim krijimtarie”; dhe Mark Zuckerberg, i cili sipas CEO-së së Dropbox, Drew Houston, ka treguar “guxim për të bastuar me të ardhmen” nëpërmjet Meta-s. Një vend të veçantë zë edhe Demis Hassabis, shkencëtari i inteligjencës artificiale dhe drejtues i Google DeepMind, që këtë vit fitoi edhe Çmimin Nobel për Kimi.
Në showbiz, lista është një miks ndërmjet ikonave që rikthehen dhe talenteve që provojnë jetëgjatësinë e tyre. Demi Moore është një nga to – me rolin e saj në “The Substance” dhe rifillimin e një karriere në moshën 60-vjeçare. Scarlett Johansson, Adrien Brody, Kristen Wiig, Rashida Jones dhe Nicole Scherzinger janë gjithashtu në listë, të nominuar nga kolegë të industrisë që vlerësojnë gjithanshmërinë, guximin artistik dhe përkushtimin ndaj zanatit.
Kategoria: Artistë
Ed Sheeran
Scarlet Johansson
Kristen Bell
Nicole Scherzinger
Kategoria: Ikona
Demi Moore
Adrien Brody
Gisele Pelicot
Bobbi Brown
Léon Marchand
Kategoria: Liderë
Keir Starmer
Donald Trump
Elon Musk
Muhammad Yunus
J.D Vance
Kategoria: Titanë
Serena Williams
Blake Lively
Simone Biles
Miuccia Prada
Mark Zuckerbeg
Kategoria: Pionerë
Rose
Robert Montgomery
Andrew Forrest
Kategoria: Inovatorë
Snoop Dogg
Nikki Glaser
Jon M. Chu