Dafina Zeqiri duket se po kujdeset deri në detajet më të vogla për pritjen e ëmbël të djalit të saj. Ndërkohë që po përgatitet për këtë moment të lumtur, në një postim të fundit në Instagram, Dafina ka ndarë me ndjekësit një surprizë të jashtëzakonshme: një karrocë fëmijësh Lamborghini Revuelto Arancio, një edicion i limituar i prodhuar vetëm në 500 kopje të këtij lloji në të gjithë botën.
Për më tepër, Dafina ka ndarë një detaj që e bën këtë dhuratë edhe më speciale: karroca ka ardhur me një letër personalizuar nga shefi ekzekutiv i Lamborghini, Nick Paxton, i cili ka uruar familjen e saj të vogël për shëndet dhe lumturi, duke i dhënë asaj edhe mundësinë për të shijuar këtë krijimtari të jashtëzakonshme.
Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini ka hyrë në tregun e paisjeve për fëmijë në një bashkëpunim të veçantë me markën britanike të artikujve për fëmijë, Silver Cross. Ata kanë krijuar një karrocë të edicionit të kufizuar, të quajtur Reef AL Arancio, dhe vetëm 500 karroca do të prodhohen. Çdo karrocë do të ketë një pllakë me numrin e edicionit, duke e bërë këtë dhuratë të Dafinës një koleksion të pasur, të veçantë dhe të pashoq.
Silver Cross e ka quajtur këtë produkt një “super karrocë”, dhe çmimi i saj është rreth 5,000 dollarë, një shifër që pasqyron luksin dhe ekskluzivitetin që e karakterizon markën Lamborghini. Ky projekt ka marrë më shumë se dy vjet për t’u realizuar dhe ka përfshirë takime të afërta me ekipet e dizajnit dhe licencimit të Lamborghini, si dhe vizita në dyqanet e markës për të marrë frymëzim nga kompleksiteti dhe natyra e shumështresuar e automjeteve Lamborghini.