Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Loredana Brati ka thyer heshtjen dhe ka ndarë për publikun emocionet që po përjeton jashtë shtëpisë, veçanërisht lidhur me raportin e saj me Jozin. E ftuar në emisionin Shqipëria Live, Loredana foli hapur për incidentin e bujshëm mes Jozit dhe Gjestit, duke theksuar se sjellja e Jozi-t atë natë nuk ishte reflektim i vërtetë i tij.
“Jozi nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar emocionalisht. Më tha ‘më vjen keq’ dhe më kërkoi të shkoja në studio. E kuptova që nuk ishte vetvetja,” – tha ajo me emocion.
Loredana pranoi se situata e tensionuar dhe skena me Gjestin e tronditi thellësisht: “Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha. Unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione.”
Edhe pse ndarja e tyre brenda shtëpisë solli shumë diskutime, Loredana nuk hezitoi të pranojë ndjenjat që vazhdon të ketë për Jozin: “Unë sa të kem ndjenja, s’do ta heq. Edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një goc tjetër, e mbajta. Më ka dhënë shumë emocione, që të tjerët nuk i kanë ndjerë.”
Ajo u shpreh gjithashtu se nuk pendohet për lidhjen me Jozin dhe se ka dalë nga eksperienca me më shumë pjekuri emocionale: “Nuk ishte gabim. Ata janë shumë krenarë, ndodhi lidhja me Jozin. Unë mësova shumë.”