Ben Affleck po mëson si të rihapet ndaj botës, tre muaj pas finalizimit të divorcit me Jennifer Lopez. Në një intervistë të fundit, aktori fitues i çmimit Oscar tregoi se si është lidhur emocionalisht me rolin e tij në filmin “The Accountant 2”, ku interpreton Christian Wolff – një personazh i mbyllur që përpiqet të krijojë një lidhje me një grua.

“Ja ku kemi një njeri që po përpiqet të kuptojë… dëshiron të ketë një marrëdhënie me një grua,” – tha Affleck. “Po përpiqet të kuptojë si ta bëjë këtë, si të hapet.”

52-vjeçari shtoi: “Nuk jam rehat kur shpreh veten. Nuk di saktësisht si të flirtoj. Nuk ndihem mirë… ashtu si shumë prej nesh.”

Teksa po ecën përpara në një kapitull të ri si beqar, Affleck – që ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner (Violet 19 vjeç, Seraphina dhe Samuel 16 vjeç) – pranoi se po mëson shumë gjëra nga e para, veçanërisht kur vjen puna te leximet e sinjaleve në marrëdhënie.

Nuk është e lehtë për askënd të kuptojë marrëdhëniet, veçanërisht në fillim, kur përpiqesh të deshifrosh: ‘Çfarë do të thotë ky sinjal? Po më sheh vërtet? I pëlqej? Do e turpëroj veten nëse i afrohem?’”

Përse Affleck dhe Lopez vendosën t’i japin fund martesës së tyre pas dy vitesh, mbetet ende pa shumë detaje. Teksa J.Lo ka ndarë herë pas here reflektime për ndarjen, regjisori i “Argo”-s ka qenë më i rezervuar.

“Arsyeja pse nuk dua të ndaj shumë është sepse… është paksa e turpshme,” tha ai për GQ në një profil të marsit. “Ndihesh i pambrojtur.”