Rihanna po e shndërron botën e modës në një altar të zjarrtë! Themeluesja e Savage X Fenty, 37 vjeç, publikoi të martën koleksionin e ri të markës së saj të të brendshmeve, duke ndezur edhe më shumë zërat për një martesë të mundshme me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky.

Në një sërë fotosh provokuese të postuara në Instagram, këngëtarja shfaqet duke pozuar para një torte të madhe dasme, e veshur me setin “At First Sight” (124.85$) në rozë të zbehtë — i përbërë nga bustier, tanga, çorape të gjata deri në kofshë dhe një vello nusërie.

Rihanna e kompletoi pamjen me taka të bardha me majë të mprehtë dhe flokët të kapura lart, duke pozuar me një vetëbesim që i shkonte për shtat titullit të koleksionit: “Po vjen nusja!”, siç e shënoi edhe përshkrimi i fushatës së Savage X Fenty.

Një ditë më parë, brandi kishte postuar një teaser me pamje të tortës së dasmës dhe një trëndafil rozë me një unazë të madhe fejese të vendosur rreth kërcellit — një detaj që ndezi menjëherë komentet e fansave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SAVAGE X FENTY BY RIHANNA (@savagexfenty)

Rihanna është në një lidhje me A$AP Rocky që prej vitit 2020, dhe çifti tashmë ka dy djem: RZA, 2 vjeç dhe Riot, 1 vjeç. Prej kohësh ka pasur zëra për një martesë të mundshme, veçanërisht pas videoklipit të Rocky-t për këngën “D.M.B.” në vitin 2022, ku reperi mban një grill me mbishkrimin “Do martohesh me mua?” ndërsa Rihanna i përgjigjet me të sajin që thotë “Po.”

Interesant është edhe fakti që në të njëjtën ditë me lançimin e koleksionit, A$AP Rocky u prezantua si një nga katër yjet e kopertinës së Vogue për muajin maj, me fokus në Met Gala 2025, ku do të shërbejë si bashkëdrejtues.

A do të marrim ndonjë lajm të madh nga shkallët e Metropolitan Museum of Art më 5 maj? Rihanna ndoshta po i thotë botës “Po”, pa thënë asnjë fjalë…