Mbrëmjen e kaluar, në studion e “Big Brother VIP Fan Club”, i ftuar ishte Xum Allushi, një nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni. Gjatë diskutimit, u transmetuan pesë momentet kyçe të rrugëtimit të Eglit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndër të cilat spikati edhe Kutia e Pandorës, ku Egli vendosi të çonte në nominim kokë më kokë veten dhe Xumin.

I pyetur për këtë moment, Xumi tha:
Mes meje dhe Eglit nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj raporti,” duke nënvizuar se çdo afrim apo komunikim mes tyre është keqinterpretuar.

Ai theksoi se brenda shtëpisë ka përjetuar një eksperiencë shumë të veçantë, por nga ana e tij ka patur vetëm respekt dhe ndjenja të pastra ndaj Eglit:
“Kam shprehur ndjenjat e mia më të qarta dhe më të pastra,” tha Xumi, duke mohuar çdo lloj etiketime që i është bërë jashtë. "E di se i biri kujt jam dhe çfarë familje kam,” shtoi ai me një ton të vendosur.

Por deklarata më domethënëse e mbrëmjes ishte padyshim fundi i fjalisë së tij:
“Dua të them vetëm diçka… ekziston Karma.”