E ftuar në Fan Club, Gerta Gixhari ndau mendimet e saj për eksperiencën në Big Brother VIP Albania 4, duke analizuar lojën, rivalët më të fortë dhe mbështetjen që ka ndjerë pas daljes nga shtëpia.
E pyetur nëse Rozana Radi ishte kundërshtarja më e fortë për të, Gerta pranoi se ajo ishte një nga rivalet, por theksoi se tensionet më të mëdha i kishte përjetuar me Laertin.
“Rozana sulmet i bënte nëpërmjet të tjerëve, ndërsa unë përballesha drejtpërdrejt. Por përballja më e vështirë ka qenë me Laertin. Ai shpesh harronte që po i drejtohej një gruaje dhe jo një burri. Këtë nuk e thashë brenda, sepse nuk doja të dukej sikur viktimizohesha,” tha Gerta.
Në lidhje me përballjen me Eglin për finalen, ish-banorja u shpreh se ishte e surprizuar nga rezultati:
“Kisha besim që do shkoja në finale dhe këtë e ndjeva edhe jashtë. Nuk di çfarë më bëri të humb përballë Eglit, por nuk kam kuptuar ndonjë arsye konkrete nga publiku që të më bënte të mendoj se s’duhej të isha në finale.”
Ndërsa për marrëdhënien me motrën e saj, Olta Gixharin, Gerta ishte e prerë:
“Nuk e di pse risillet kjo temë. Çdo gjë që ne diskutojmë e lëmë pas. Besoj se të gjitha familjet shqiptare e kanë këtë. Nuk jam unë e para dhe as e fundit. U vulos çdo gjë me hyrjen e Oltës në shtëpi. Pastaj mendoj që askush këtu nuk mund të thotë që nuk kanë pasur asnjë zënkë apo mosmarrëveshje me motrat apo vëllezërit e tyre."