Mund të ketë ardhur në fund të saj dashuria mes Chiara Ferragni-t dhe Giovanni Tronchetti Provera-s. Pas disa muajsh romancë ku influencerja dhe menaxheri u kthyen në çiftin e momentit, duket se historia e tyre ka marrë fund. Përdorimi formës kushtore është i detyrueshëm, pasi nuk ka ende asnjë konfirmim apo mohim zyrtar. Megjithatë, lajmi duket se ka qarkulluar nëpërmjet WhatsApp-it dhe ka përfunduar në telefonat e disa gazetarëve italianë, të cilët kanë zbuluar disa detaje.
Thuhet se ndarja është pritur me entuziazëm nga miqtë e tij. Dhe se në këtë ndarje mund të ketë ndikuar edhe mendimi i Cecilia Pirelli, nëna e Giovanni Tronchetti Provera-s, e cila nuk e ka pëlqyer kurrë këtë histori dashurie.
Lajmin për ndarjen e ka dhënë gazetarja Grazia Sambruna për MowMag:
“Miqtë e tij më të afërt vazhdojnë të më shkruajnë se është ndarë me Chiara Ferragni. Dhe po festojnë!”, shkruan ajo. Sambruna tregon se miqtë e menaxherit kanë pritur ndarjen “me tone gëzimi dhe feste: si një çlirim.”
Nuk janë vetëm miqtë që kanë festuar. Edhe Cecilia Pirelli, nëna e Giovanni-t, thuhet se ka qenë e lumtur për ndarjen e çiftit: “Gati të hapë shampanjën, të organizojë një festë të mirëfilltë për përfundimin e kësaj marrëdhënieje, që e ka parë që në fillim si një nga ato ‘plagët e Egjiptit’,” shkruan Sambruna.
Që në fillim të kësaj romance, kanë qarkulluar thashetheme dhe aludime se familja e tij nuk e ka pëlqyer afërsinë e menaxherit me sipërmarrësen digjitale. Arsyeja? Ekspozimi i tepruar mediatik i Chiara-s dhe problemet ligjore të fundit pas skandalit të “Pandoro-gate.”
Lajmin për ndarjen e mundshme e ka komentuar edhe gazetari Roberto Alessi për MowMag. Ai citon disa mesazhe të marra nga kolegu i tij Ivan Rota nga Dagospia, ku flitet për marrëdhënien e vështirë mes influencers dhe nënës së Giovanni-t:
“Ajo nuk e ka pranuar ende plotësisht.”
“Më duket e pamundur,” komenton Alessi, duke shtuar se e njeh personalisht Cecilia Pirelli-n:
“Më duket e pamundur që të jetë përfshirë në jetën sentimentale të të birit, nuk është në stilin e saj,” shkruan ai. “Por kurrë mos thuaj kurrë.”
Zërat për një lidhje mes influencers dhe menaxherit nisën të qarkullonin në muajt e fundit të vitit 2024, kur të dy u fotografuan disa herë bashkë. Mendohet se janë njohur përmes shkollës që ndjekin fëmijët e tyre. Chiara ka dy fëmijë, Leone dhe Vittoria, nga martesa me Fedez. Giovanni, menaxher në grupin Pirelli dhe djali i Marco Tronchetti Provera, ka tre fëmijë nga martesa me ish-partneren Nicole Moellhausen.