Katër finalistët e “Big Brother VIP 4”, Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesi dhe Egli Tako, janë përballur me disa intervista në TAR në shtëpinë e BBV.

Intervista e parë iu kushtua Laert Vasilit, n i cili foli pa dorashka për rrugëtimin e tij në shtëpi dhe ndjenjat që nuk i kishte parashikuar.

“Ke thënë nuk jam shenjtor, Big Brother-it çfarë i ke dhënë?” – e pyeti Jonida Aliçkolli.

“Laertin e djeshëm që ti vjen e përshkruan këtë Laertin e sotëm,” – u përgjigj aktori, – “sa kohë jam pëlqyer nga jashtë, ia kam dalë.”

Por surpriza më e madhe erdhi kur u pyet për dashurinë brenda shtëpisë. Laerti pranoi se nuk kishte qenë gati për të përjetuar ndjenja.

“Jo, nuk kam qenë dhe nuk jam, vjen si rrufe dhe të bën shkrumb,” – tha ai, duke lënë të kuptohet se diçka e fortë ka ndodhur.

“Domethënë ndodhi…” – ngacmoi Jonida.

“Po, me uljet dhe ngritjet e saj,” – pranoi Laerti, duke shtuar se pas daljes do të ketë një takim të rëndësishëm për të sqaruar shumëçka që është thënë apo mbetur pezull. “Nuk isha i përgatitur për të pasur një ndjenjë. Unë e kam paragjykuar formatin në dalje të mia televizive. Kur kam hyrë s’kam qenë i përgatitur për këtë gjë dhe ka ardhur pa qenë unë i ndërgjegjshëm.”