Një ngjarje e paprecedentë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme gjatë gjysmëfinales së spektaklit “Big Brother VIP Albania 4”. Pasi u shpall skualifikimi i dy banorëve, Loredanës dhe Jozit, situata mori një kthesë të papritur dhe të dhunshme.
Teksa po largohej nga shtëpia, Jozi goditi fizikisht Gjestin, duke e rrëzuar në tokë përpara kamerave dhe banorëve të tjerë të tmerruar. Incidenti ka shkaktuar tronditje të madhe tek bankrët dhe teleshikuesit.
Menjëherë pas ngjarjes, Ledion Liço informoi publikun se Gjest është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga ana tjetër, Jozi është shoqëruar menjëherë nga forcat e policisë drejt komisariatit.
View this post on Instagram