Pas takimit të papritur me ish-partneren e tij, Egli Tako, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Olsi Bylyku ka zgjedhur të reagojë përmes muzikës siç bën zakonisht.
Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet në një studio muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja.
Përkrah videos, Olsi shkruan: “Ju falënderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC”.
