Partia Socialiste do të çelë zyrtarisht këtë të shtunë fushatën për zgjedhjet vendore të 11 majit. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përmes një reagimi publik se dita e nesërme shënon momentin e startit zyrtar të garës elektorale, duke e cilësuar atë si “ditën e rënies së gongut zyrtar”.
“Kjo nuk është një fushatë si të tjerat. Është një betejë për të vijuar rrugën e transformimit, për të thelluar rezultatet dhe për të përqafuar risitë që sjell një mandat i ri vendor,” – është shprehur Rama.
Në këtë fazë të re, PS premton një angazhim të fortë mbi zhvillimin e qëndrueshëm, inovacionin në qeverisjen lokale dhe afrim më të madh me komunitetin. Fushata do të hapet me një event madhor në Tiranë, ku do të prezantohen drejtuesit lokalë, risitë e programit dhe pritet të japë tonin për gjithë garën elektorale që pritet të jetë dinamike.