Në spektaklin e së martës në 'Big Brother VIP', takimi i Olsit dhe Eglit moti gjithë vëmendjen për shkak se ishte i papritur nga të gjithë.
Pas tij, Egli dhe Gjesti diskutuansë bashku dhe Gjesti shprehu se nuk u ndie mirë për takimin e papritur të Eglit me Olsin, ndërsa Egli shpjegoi se ishte një emocion i papritur pas kaq kohësh. Ata diskutuan për “linjën e jetës” dhe momentet e papritura që sjellin emocionet.
Pjesë nga biseda e tyre:
Gjesti: Nuk u ndjeva mirë kur u takove me të.
Egli: Atë po mendoja gjithë kohës kur isha aty, prandaj erdha të të puthja direkt ty. Doja të të puthja në buzë.
Gjesti: Nuk ke nevojë me më puth pas takimit.
Egli: Edhe për mua ishte aq bombë sa e ke parë ti. Kurrë se kisha menaxhuar e shihja përballë thoja është apo. Asnjë lloj ndjenje.
Gjesti: Po valla krejt, emocione.
Egli: Emocion nga e papritura, kam dy vite e kusur që nuk e shoh fare. As nëpër Tiranë. Është hera e parë pas ditës kur kam ik në shtëpi time.
Gjesti: Qëllimi nuk e di çfarë ke, në rregull po nuk po di pse me ndodh bash tani. Këtë s’po e kuptoj. Pse për linjën e jetës ish i dashuri.
Egli: Mirë se është pjesë e linjës së jetës, për të dhënë një mesazh. Ke përmendur ti dikë, nuk ka qenë ajo që të përmendnin këtu. Ta sollën edhe ty.
Gjesti: Unë nuk e kam përqafuar as nuk fola.
Egli: Unë kam jetuar pesë vite, mos ngatërro gjërat. Po them dukej si i huaj. Më trembi ndjesia, shumë kohë pa e parë fare. Asnjë lloj emocioni.
Gjesti: Qëndrimi yt pat diçka. Dyqysh e përqafove.
Egli: U çudita se ishte një takim që e kisha kërkuar shumë kur u ndamë dhe nuk e bëri.