Së fundmi makinat elektrike janë bërë të pranishme në zgjedhje personale, biznesi por edhe në diskutime të përditshme: a duhet ti trajtojmë si një trend apo si një nevojë dhe e ardhmja e transportit?

Një nga kompanitë që po kontribuon së fundmi në këtë industri në Shqipëri, është Flux Fusion, e cila ka investuar shumë në sjelljen e teknologjive më të avancuara të makinave elektrike dhe mbi të gjitha sigurojnë servisin për këto makina.

A janë makinat elektrike një trend i përkohshëm?

Në një bisedë e CEO-n e kompanisë Wendis Sporeja, ai thekson se makinat elektrike janë shumë më tepër se thjesht një trend i momentit.

"Përgjatë rrugëtimit tonë me Flux Fusion, ne shohim se njerëzit kanë nevojë për t'u informuar dhe po bëhen një alternativë praktike dhe ekonomike për transportin e përditshëm. Një fakt që mbështet këtë mendim është rritja e madhe e shitjeve të makinave elektrike kohët e fundit.'

Në Flux Fusion gjejmë modele që janë të përshtatshme për shumë grupe përdoruesish, nga ato që duan makina luksoze dhe me performancë të lartë, deri te ata që kërkojnë mjete transporti të përballueshme dhe ekologjike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flux Fusion (@autofluxfusion)

Një tjetër argument që mbështet idenë se makinat elektrike janë e ardhmja është politika globale dhe nismat qeveritare për të mbështetur këtë industri. Më shumë vende dhe qytete po vendosin rregullore që ndihmojnë zhvillimin dhe shpërndarjen e makinave elektrike, siç janë subvencionet dhe politikat tatimore, duke nxitur një rritje të përdorimit të makinave elektrike. Pra të kesh një makinë elektrike kushton më lirë në buxhetin tuaj!

Për Flux Fusion, e ardhmja duket premtuese. Kompania është pozicionuar si një lider i mundshëm në këtë industri.

Drejtuesit Flux Fusion kanë si synim gjetjen e mënyrave për të shpërndarë më shumë informacion dhe për të edukuar konsumatorët mbi përfitimet dhe mundësitë që ofrojnë makinat elektrike. Me një fokus të theksuar në cilësinë dhe besueshmërinë e produkteve, kompania ka potencialin për të influencuar jo vetëm tregun e makinave elektrike, por edhe zhvillimin e industrisë automobilistike në vend.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flux Fusion (@autofluxfusion)

Në përfundim, makinat elektrike nuk janë vetëm një trend i momentit!

Kompanitë si Flux Fusion po e udhëheqin këtë ndryshim, duke sjellë produkte të cilësisë së lartë dhe që i përgjigjen kërkesave të një tregu gjithnjë e më të ndërgjegjshëm mjedisor.