Fansat e Rihannës thonë se këngëtarja mund të jetë shtatzënë me fëmijën e tretë. Rihanna, 37 vjeç, tashmë është nënë e dy fëmijëve – RZA, dy vjeç, dhe Riot Rose, një vjeç – me reperin A$AP Rocky, 36 vjeç. Tani, duket se Rihanna, nënë e dy fëmijëve dhe një milionere falë markës së saj Fenty, mund të jetë sërish në pritje të ëmbël.

Spekulimet për shtatzëninë e mundshme të Rihannës filluan pas një shfaqjeje të saj të fundit në Paris. Këngëtarja nga Barbados u pa në një ngjarje të Fenty në kryeqytetin francez, ku mbante një fustan të madh të artë që mbulonte plotësisht barkun e saj.

Ajo është parë gjithashtu duke bërë pazar në një dyqan ushqimesh në LA, ku kishte veshur një pulovër të madhe gri, dhe gjithashtu duke bërë shopping në Santa Monica me rroba të gjera.

Nëse lajmet janë të vërteta, do të thotë që Rihanna mund të ketë tre fëmijë brenda tre vitesh. Spekulimet vijnë pas një interviste të fundit ku Rihanna ka hapur zemrën për jetën e saj si nënë dhe ka treguar se shpreson të ketë edhe fëmijë të tjerë në të ardhmen. Ajo tha për Entertainment Tonight: “Dua të kem një vajzë. Nuk do të dija çfarë të bëja sepse deri tani njoh vetëm djem. Do të jetë një aventurë e re!”

Nëse Rihanna është apo jo shtatzënë me fëmijën e tretë, një gjë është e sigurt: fansat e saj janë duke pritur me padurim për ndonjë konfirmim nga vetë këngëtarja.