Arti i të mësuarit dhe i të ndarit të gjërave me të tjerët, është një temë e nxehtë për prindërit dhe për “uraganët” e tyre të vegjël. Sepse për fëmijët, të ndash lodrat por edhe gjëra të tjera, nuk është fare e lehtë dhe shpeshherë e mërzitshme.

Pse ndodh kjo? Sepse ata kanë ende nevojë për të mësuar!

Sekreti për çështje të tilla është të mos e detyrojmë të japë hua lodrën e tij të preferuar por t’i drejtosh drejt zgjedhjes së duhur.Të ndash, mbi të gjitha është një aftësi që mësohet me kohën, duke mos harruar të respektosh ritmin e më të vegjëlve. Si mund t’i ndihmojmë në këtë rrugëtim?

Një pikënisje e mbarë mund të jetë pyetja direkte se kush lodër mund të ketë dëshirë t’a ndajë me dikë tjetër. Për të shmangur zënkat e mërzitjet fëminore, mund të largojmë nga fusha e lojës, ato lojëra që konsiderohen si më të çmuarat për fëmijën, nëse kemi programuar që do të takohet me shokë, kushërinj etj. Dhe kur ne të gjykojmë momentin e duhur, mund t’i inkurajojmë për të luajtur së bashku, duke zgjedhur se çfarë mund të ndajnë me njëri-tjetrin. Në këtë moment mund të kemi fatin të shijojmë një moment zemërgjerësie!