Mënyra perfekte për një imunitet më të fortë, është kontakti që ne ndërtojmë me natyrën që në vegjëli. Është mënyra sesi ne qasemi me ambientin jashtë gjirit familjar, sesi prindërit tanë na ekspozojnë ndaj natyrës, stili ynë i jetesës, si ushqehemi, çfarë konsumojmë, zakonet e përditshme, lëvizjet rutinë, ndërgjegjësimi etj. Nuk ka rëndësi sesa i/e përfshirë je me natyrën por sesi ti e shfrytëzon dhe e jeton atë në stilin tënd të jetesës, sesi e ke ndërtuar atë. Mos harroni se nëse një moment nuk ndiheni mirë, trupi yt instiktivisht të drejton në nivelin natyror të cilësuar si ilaçi më i mirë.
Por çfarë duhet të bëjmë për një sistem ideal imunitar?
1. Nise ditën me një dush të ftohtë në mëngjes. Nëse e duroni dhe keni guximin t’a përballoni, përshkojini trupit një ujë të ftohtë për disa sekonda në përfundim të dushit, është ideale!
2. Me teknikat e duhura, ngrini objekte të rënda.
3. Thuajini jo ushqimeve të procesuara dhe hani shëndetshëm.
4. Konsumoni sa më shumë ujë, mundësisht ujë të filtruar.
5. Mësoni dhe praktikoni teknika të frymëmarrjes.
6. Zhytuni në det, liqen, ku të mundeni. Shfrytëzoni stinët e ngrohta e jini sa më shumë të keni mundësi në kontakt me detin, diellin, ajrin e pastër e natyrën.
7. Bëj streching dhe tërheqje të të gjithë trupit tënd dhe kjo nuk duhet neglizhuar por duhet bërë çdo ditë të jetës suaj. Lëvizni derisa ndjeni se po djerësisni dhe të shpeshtohen rrahjet e zemrës.
Duke u bazuar sa më lartë, praktikojini çdo ditë!
Lutuni dhe besoni se ka diçka më të fuqishme se ne dhe se të gjithë të veprojmë me vetëdije dhe me një qëllim për të mirën ndaj vetes. Kjo lidhet me lumturinë vetjake, për të pasur një qëllim personal të qartë dhe rrjedhimisht për një sistem imun më të fortë.