Egli Tako ka dhënë një deklaratë që ka shkaktuar diskutime në rrjet.

Gjatë një bisede me banorët, ajo tha se nëse nuk arrin të shpallet finaliste, do të marrë vendimin për të lënë shtëpinë.

“Nëse nuk shpallem finaliste, unë e lë shtëpinë. Nuk qëndroj më as edhe një ditë”, u shpreh Egli, duke treguar se për të, arritja në finale është më shumë se një dëshirë, është një kusht.

Kujtojmë se këtë javë ajo është në televotim me Laertin, ku më i votuari mes tyre do shkojë në finale. Finalistja e parë është shpallur Rozana.