Ka dashuri që bëjnë zhurmë. Ka të tjera që mbijetojnë në heshtje, përkundër thashethemeve, përkundër kamerave, përkundër gjykimeve të një publiku që ka mësuar të kërkojë dramat e të tjerëve për të harruar të vetat. Dhe pastaj është ajo e Big Bastës dhe Vesa Lumës, një histori që këto ditë është vënë nën mikroskopin e showbiz-it, për shkak të një dyshimi që u përhap shumë shpejt: se mes tyre ka një krizë.

Shkaku? Pjesëmarrja e reperit në “Ferma VIP2”, një vendim që, sipas disa mediave, nuk ishte mirëpritur nga Vesa.  Por ajo që shtoi edhe më shumë dyshimet ishte përgjigjja e reperit kur u pyet për kë do e merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në fermë. “Djalin,” u përgjigj ai, dhe kur u pyet nga Luana "Vetëm për djalin?" shtoi "Edhe familjen", pa e përmendur fare Vesën. Një mesazh i fshehur? Apo thjesht një deklaratë e bërë në nxitim e sipër?

Sakaq, Vesa nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për Big Bastën në rrjetet sociale.

Por Big Basta hodhi poshtë këto zëra së fundmi. Gjatë një bisede me konkurrentet e tjerë, Big Basta është shprehur se është shumë i dashuruar me Vesën.

“Nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare, ça flet. Jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël,” i tha Silvanës. 

Por në këtë skenar, mungon një zë. Ai i Vesa Lumës. Nuk ka reaguar. Nuk ka hedhur poshtë, por as nuk ka konfirmuar. Ka zgjedhur heshtjen.