Origjina e Orient Express shkon pas në kohë, kur inxhinieri belg Georges Nagelmackers, i frymëzuar nga trenat me dhoma gjumi që pa për herë të parë në Shtetet e Bashkuara më 1867, vendosi të sjellë këtë luks në Evropë. Më 4 tetor 1883, ai realizoi ëndrrën e tij me nisjen e trenit të parë luksoz nga Parisi në Konstandinopojë – një udhëtim që ndryshoi për gjithmonë mënyrën se si udhëtonte bota.
La Dolce Vita
Sot, kjo trashëgimi kthehet në një formë të re, me La Dolce Vita, që do të ofrojë ekskursione të përzgjedhura në të gjithë Italinë, me ndalesa të kuruara me kujdes në destinacionet më mahnitëse.
Treni përbëhet nga:
12 vagonë gjithsej, përfshirë:
3 vagonë teknikë
7 vagonë pasagjerësh me kapacitet për 62 udhëtarë
1 vagon restorant me 40 vende
1 vagon bar/lounge me 40 vende
Deluxe Cabins
Të dizajnuara me ngjyra të qeta, tavane prej druri dhe pasqyra elegante, këto kabina janë funksionale dhe komode. Gjatë ditës ofrojnë ambient ndenjeje me divan dhe tavolina, ndërsa natën transformohen në dhoma gjumi të ngrohta dhe mikpritëse.
Suite Cabins
E menduar si dhoma të vërteta luksi, suitat kanë hapësira për pushim dhe shoqëri – përfshirë kolltukë, tavolinë dhe ambiente të dekoruara me pasqyra antike dhe tone të ngrohta si terrakota apo lejla. Tavani lëngon me një shkëlqim elegant "burnt sienna".
La Dolce Vita Suite
Një suitë ekskluzive për ata që kërkojnë përvojën më të rafinuar që ofron ky tren legjendar.
Lounge Bar & Restoranti
Shërbimi dhe mikpritja italiane shkëlqejnë në ambientet e barit dhe restorantit, me dizajn që lidh barin me pianon e madhe – një hapësirë e krijuar për biseda, muzikë dhe çaste të paharrueshme.
Çfarë përfshihet në eksperiencë:
Të gjitha vaktet në bord (të bazuara në kuzhinën sezonale dhe lokale)
Pije të përzgjedhura gjatë gjithë udhëtimit
Eksperienca ekskluzive në çdo destinacion, të kuruara nga specialistët më të mirë lokalë
Pije dhe ushqime edhe gjatë ndalesave jashtë trenit
Shërbim 24 orë dhe argëtim në bord
Çdo kabinë ka banjo private dhe ambiente lounge për relaks maksimal
Itineraret dhe Destinacionet Ekskluzive
La Dolce Vita Orient Express ofron disa itinerare të kuruara me kujdes, duke kaluar nëpër disa nga qytetet më ikonike, romantike dhe autentike të Italisë.
Këto janë disa nga destinacionet që treni përfshin në udhëtimet e tij të ndryshme – dhe ju mund të zgjidhni itinerarin që dëshironi, sipas shijes dhe ëndrrës suaj italiane:
Roma – Venecia –Firenze – Milano – Napoli – Palermo & Sicilia – Matera – Portofino & Cinque Terre – Lecce –
Verona – Cortina d’Ampezzo – Taormina –
Një ftesë për të jetuar ëndrrën italiane mbi shina
Orient Express La Dolce Vita nuk është thjesht një udhëtim me tren – është një kthim në kohë, një përqafim i luksit, dhe një përvojë që ngërthen shpirtin e Italisë së vërtetë. Ky është udhëtimi që nuk harrohet – një simfoni e artit, dizajnit dhe mikpritjes.