Chiara Ferragni, në një video të publikuar në TikTok, flet për dashuritë toksike. “Jam vërtet e lodhur duke dëgjuar për vajza të mrekullueshme që nuk e vlerësojnë veten siç duhet dhe rrinë me disa idiotë çnjerëzorë që i trajtojnë tmerrësisht keq”, shpërthen ajo, duke shprehur dëshirën që të gjitha të përjetojnë një dashuri si ajo mes Selena Gomez dhe Benny Blanco. Por nuk është një thumbim për ish-bashkëshortin: “Nuk po flas për Federicon, e kam dashur me të vërtetë”, sqaron menjëherë, për të ndalur që në fillim spekulimet e ndjekësve.
Sipërmarrësja digjitale tregon se është me grip dhe për shkak të gjendjes shëndetësore, është e detyruar të qëndrojë në shtëpi: “Që dje kam parë një mijë seriale, filma e të tjera si këto”, thotë. Dhe pikërisht gjatë këtij pushimi të detyruar, ka reflektuar. “Kam parë edhe shumë intervista mes Benny Blanco dhe Selena-s. Dhe, siç thotë edhe shoqja ime Veronica, ata janë një ‘green flag’ e pabesueshme. Mënyra si ai e bën të ndihet është fantastike, e mrekullueshme”. Një imazh që e prek: “Betohem, ia uroj një marrëdhënie të tillë të gjithave, fillimisht vetes, por edhe çdo personi tjetër”.
Toni bëhet më i vendosur kur i drejtohet meshkujve: “Nëse ndonjë burrë ka arritur deri në fund të këtij videoje, ju siguroj që nuk ka asgjë më sensuale dhe më cool se inteligjenca emocionale”. Dhe vijon, pothuajse si një lutje për ndryshim: “Nëse je burrë dhe ke inteligjencë emocionale, e respekton partneren tënde, e do dhe e tregon që e do, nuk e tall, nuk e trajton keq… ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, me të vërtetë”. Një thirrje që e mbyll me një vëzhgim të hidhur: “Fatkeqësisht, shumë pak e kuptojnë këtë gjë”.
Më pas, Chiara bashkëbisedon me ndjekësit. “Dashuritë e mia? Në të kaluarën nuk kam pasur shumë fat, por do mbetem gjithmonë romantike”, rrëfen ajo për një ndjekës kurioz. Një fjali që hedh dritë mbi përvojën e saj: “Fatkeqësisht në marrëdhënie, secili nga ne ka bërë gabime, shpesh të ndikuara nga trauma, pasiguri apo modele të gabuara që vazhdojmë t’i përsërisim”.
Dhe më tej: “Kërkojmë njerëz toksikë sepse truri ynë është mësuar me këtë lloj lidhjeje”. Por kur tema shkon te Fedez, Chiara është e prerë: “Unë flas për veten time dhe mund të ju siguroj që kam qenë me të vërtetë e dashuruar”. Nuk është nostalgji, por një sqarim: “Nuk po flas për Federicon, por për atë që dëgjoj nga shumë njerëz të afërt me mua dhe për marrëdhëniet e tyre”.