Për një ditë në plazh, veshja ideale është ajo që vë theksin te rehatia dhe prakticiteti: një copricostume, një T-shirt dhe, mbi të gjitha, një palë këpucë të lehta për t’u veshur dhe për t’u pastruar lehtësisht nga rëra – si shapkat apo sandalet. Kjo vlen pothuajse për të gjithë… por jo për Dua Lipa, e cila duket se nuk e ndan të njëjtin mendim.

Popstar-i, e cila ndodhet aktualisht në Australi për turin e saj botëror Radical Optimism, ka udhëtuar drejt Sidneit, ku mes një koncerti dhe një tjetri ka vendosur të bëjë një ditë pushimi. Dhe cili vend më i mirë për t’u çlodhur se sa deti?

Kështu, këngëtarja është fotografuar së bashku me disa shoqe teksa merrte rreze dielli, duke ekspozuar një pamje shumë të veçantë të frymëzuar nga ajo që quhet “teoria e këpucëve të gabuara” – që do të thotë të zgjedhësh një palë këpucë që nuk përputhen fare me veshjen, por pikërisht përmes këtij kontrasti, bëjnë që tërësia të duket unike.

Për ditën e saj në rërën e artë të Bondi Beach, Dua Lipa, në vend të shapkave klasike – ose “thongs”, siç i quajnë australianët – ka zgjedhur të veshë një palë ballerina të zeza luksoze nga Maison Margiela: model Tabi, të frymëzuara nga çorapet tradicionale japoneze, të ndara në pjesën e përparme.

Sigurisht, këpucët e veçanta nuk janë zgjedhja më praktike për të lëvizur në plazh, me rërën që futet kudo, por ato përputhen në mënyrë të përsosur me veshjen e artistes: një kanotierë e bardhë me mbishkrimin “Hardcore” në pjesën e përparme, një fund jeshil me cepa prej dantelle të bardhë dhe një rrip i zi i butë në ije, më shumë dekorativ sesa funksional. Dhe për të kompletuar gjithçka – çanta e madhe dhe e domosdoshme për peshqirin, kuptohet, edhe ajo firmë: një Chanel prej lëkure të zezë.

Pra, një look që ka shumë pak nga “veshja për në plazh” – përveç bikini-ve me pika të fshehura nën veshje – por që, pikërisht sepse është “jashtë kontekstit”, funksionon. Mjafton të kesh qëndrimin e duhur… edhe kur ke veshur një palë këpucë që nuk janë menduar për rërë.