Gjysmëfinalja e “X Factor Albania” solli magji në ekranin e Tv Klan.

Katër konkurrentët:  Rigersa, Petro, Salvatore dhe Leandra performuan secili këngën që nxjerr më të mirën e tyre për të siguruar një vend në finale.

Vetëm tre prej tyre do të arrijnë ta prekin për të vazhduar të ëndërrojnë që të ngrenë trofeun. 

Teksa katër titanët erdhën për herë të fundit bashkë në skenë, shoqëruar nga mentorët e tyre, s’mund të fshiheshin emocionet e forta.

Ata u njohën me votimin i cili përcaktoi që tre finalistët të ishin: Salvatore, Rigersa dhe Leandra duke lënë jashtë Petron. Kjo bën që Arilena Ara të shkojë në finale me të dyja konkurrentet e saj.

Zyrtarisht, tre finalistët e “X Factor Albania” janë Salvatore, Rigersa dhe Leandra! Vetëm njëri do të triumfojë në finalen e madhe më 4 prill.