?Në spektaklin e fundit të "Big Brother VIP Albania 4", Gjesti u surprizua nga prindërit e tij, të cilët u shfaqën në shtëpinë e famshme për t'i dhënë mbështetje emocionale. Takimi mes tyre ishte i mbushur me emocione të forta, me përqafime dhe lot gëzimi, duke treguar lidhjen e ngushtë që ata ndajnë.?
Megjithatë, një detaji që u komentua nga banorët dhe fansat ishte mungesa e Eglit gjatë këtij takimi. Kur u pyet për arsyen pse nuk e ftoi Eglin të bashkohej me ta, Gjesti u shpreh se nuk i kishte shkuar në mendje në atë moment, duke theksuar se emocionet e forta e kishin bërë të harronte edhe praninë e nënës së tij. ?
“Nuk më ka rënë ndërmend. E shikoja mamin në sy e kisha harruar. Nuk është e lehtë. Nuk e dija a janë ato gjëra si i kisha lënë”, u shpreh ai.
View this post on Instagram