Para pak kohësh, gazetari Milaim Zeka deklaroi se Valbona Mhilli kishte lënë një lidhje jashtë BBVA dhe për këtë shprehu siguri të plotë.

Gjë që u hodh poshtë nga gazetarja. Valbona pas daljes nga reality show i është kundërpërgjigjur atij duke thënë me plot bindje se nuk ka marrëdhënie jashtë dhe nuk e ka lënë askënd.

“Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë. 

Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”.