?Ish-banorja e "Big Brother VIP Albania 4", Valbona Mhilli, e cila u eliminua pas një nominimi të fortë me Laert Vasilin, ishte e ftuar në emisionin "Pardon My French" në Top Albania Radio. Gjatë intervistës, Valbona foli për marrëdhënien e saj me Jozin, duke theksuar se ata ruajnë një miqësi të shkëlqyer dhe se është krenare për të. Ajo vuri në dukje se, ndonëse në fillim Jozi pati vështirësi, rikthimi i tij në shtëpinë e "Big Brother" dhe vendimi për të lënë mënjanë disa mendime negative e gëzuan atë.?

Valbona theksoi se gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ajo u ndje e sulmuar dhe se Jozi ishte i vetmi mik i saj aty. Ajo sqaroi se, ndonëse nuk bënë aleanca apo skema së bashku, mbështetja e tij ishte e rëndësishme për të.?

Ne sot me Jozin mbajmë marrëdhënie të shkëlqyera shoqërore, vazhdoj t’i mbaj marrëdhëniet shumë të mira, jam shumë krenare për Jozin. Fillimin e kishte pak si shumë të vështirë. Isha shumë e lumtur që u rikthye në shtëpinë e Big Brother edhe që vendosi të linte mënjanë një pjesë të trurit të vogël që se si i merrte erë ndonjëherë dhe vinte shejtani aty.

Lidhur me deklaratat e mëparshme se Jozi ishte shok me vëllezërit e saj, ndërkohë që ai shprehej se nuk i njihte emrat e tyre, Valbona sqaroi se ka dy vëllezër biologjikë dhe dy jo biologjikë, dhe se Jozi është mik me këta të fundit. Ajo shtoi se Jozi mund ta ketë harruar këtë fakt, pasi kishin komunikuar disa ditë para hyrjes në "Big Brother VIP".?

Unë kam dy vëllezër biologjik dhe dy vëllezër jo biologjik. Jozi është shoku i dy vëllezërve të mi jo biologjik, Jozi e kishte harruar me thënë të drejtën, sepse ai kishte folur edhe disa ditë përpara se të futej në “Big Brother VIP”. Ai vdes që t’i lë këto gjëra që të keqkuptohen.