Ola Zenelaj ka qenë së funmi e ftuar në TAR, në “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, ku ka folur për rrugëtimin e saj në BBV dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë.

Shumë e komentuar ka qenë dhe një video ku Ola, e quan Gjestin ‘varfanjak’, gjatë një debati, gjë për të cilën tha:

Unë e kam thënë dhe në atë moment, paçka se më është prerë. I kam thënë ‘ti je varfanjak në mendje’, sepse është e vërtetë. Ai horizontin aq e ka. Nuk mundohet të të kuptojë ty dhe situatën tënde, por mua gjatë gjithë kohës më ka prekur në moral. Sa herë kemi pasur prime dhe unë kam qenë e nominuar, ai ka qenë gjatë gjithë kohës i shtrirë në krevat, duke më thënë ‘hajde me mua në krevat që t’i shpëtosh nominimit’. Kjo ka qenë diku tek tre herë rresht, tre prime rresht. Dhe një herë tjetër ka bërë dhe një lëvizje me pjesën e legenit. Dhe unë thjesht nuk i kam dhënë zë sepse nuk doja të isha aty për ato gjëra ofenduese.